Hapësire reklamuese

Aktualitet

8 Mars, humbën jetën nga dhuna, shkallët e galerisë mbushen me këpucë të kuqe në Durrës

Shkruar nga Newsbomb

Sot më 8 mars në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, teatri “Aleksandër Moisiu” në Durrës, ka ndërmarrë një nismë të re.

Kjo është marrë në kuadër të të gjitha grave, vajzave e nënave që kanë humbur jetën nga dhuna.

Në fotot e mëposhtme shihen shkallët e e galerisë “Nikolet Vasia” të mbushuar me këpucë te kuqe (simbol i humbjes së jetës së gruas nga dhuna).

Regjisorja e teatrit Driada Dervishi theksoi gjatë fjalës së saj se simbolika e aktivitetit të sotëm është pikërisht ndërgjegjësimi i të gjithëve për këto fakte tronditëse.

Ndërsa aktorja Adelina Muça u bëri apel të gjitha grave dhe vajzave të ngrenë zërin e tyre, të denoncojnë rastet e dhunës.

b96064bb-9f9c-419f-bda2-a30e29e7414f.jpg8997a65d-7c7c-4ad7-9f24-7ba54d854bad.jpg78174f93-722b-463f-853e-0ca31886c927.jpg28e1ff59-3fb2-45a0-8ec4-05d7a8231cde.jpg

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll