Hapësire reklamuese

Bota

8 ditë nga vdekja, trupi i Alexei Navalny i kthehet familjes

Shkruar nga Newsbomb
8 ditë nga vdekja, trupi i Alexei Navalny i kthehet familjes

Trupi i figurës kryesore të opozitës ruse Alexei Navalny i është kthyer nënës, e cila prej disa ditësh priste që të merrte turpin e pajetë të të birit për t’i dhënë lamtumirën në mënyrë dinjitoze.

Në një postim në X, zëdhënësja e Navalny, Kira Yarmysh falënderoi të gjithë ata që kishin kërkuar kthimin e trupit të kundërshtarit më të madh të Putin.

“Funerali nuk është bërë ende”, është shprehur ajo, teksa kanë thënë se nuk e dinë ende nëse autoritetet do të ndërhyjnë apo Navalynt do i jepet lamtumira e fundit sipas dëshirës së familjes së tij.

Kujtojmë që pak ditë më parë bashkëshortja e Navalny, Julia, akuzoi Vladimir Putinin se mbante "peng" trupin e burrit të saj të ndjerë dhe kërkoi që trupi t’i kthehej menjëherë familjes.

Kujtojmë që Navalny vdiq më 16 shkurt në një burg rus brenda Rrethit Arktik. Autoritetet thanë se ai kishte dalë për një shëtitje në ambientet e burgut, ndërsa në një moment nuk ishte ndjerë mirë, kishte humbur ndjenjat dhe më pas u raportua vdekja e tij.

Alexei Navalny jetoi dhe vdiq duke luftuar kundër regjimit të Vladimir Putin dhe korrupsionit të tij. Ai ishte njeriu i vetëm i aftë të nxirrte dhjetëra mijëra në rrugë duke bërë thirrje për një Rusi pa Putin dhe njeriu i vetëm që presidenti i Rusisë refuzoi të përmendte me emër.

Navalny për disa vite u bë “ferri” i Putinit, pasi nuk ndalonte pavarësisht arrestimeve apo paraqitjeve në gjykata, por gjithçka do të ndryshonte në 2020, ku u bë tentativa e parë për ta helmuar.

I helmuar gjatë një misioni në Tomsk

Navalny në 2020 po zhvillonte një vizitë në Siberi, ku po mblidhte disa fakte në lidhje me një çështje, kur u helmua në një dhomë hoteli. Gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua teksa ishte në fluturim për në Moskë.

Ai u dërgua me urgjencë në Berlin, ku ra në koma dhe iu deshën disa muaj që të rikuperohej gjendja e tij shëndetësore. Në një laborator ushtarak gjerman identifikoi helmin në fjalë. Ishte novichok, agjenti nervor i klasës së armëve.

Helmimi në burg

Në prill të 2023 Navalny u përballur me dhimbje të forta stomaku në burg që dyshohej se ishin si rezultat i helmit me veprim të ngadaltë. Ai u dërgua në spital, pas thirrjeve të SHBA, e cila paralajmëroi se nëse Navalny do të vdiste në burg do të mbanin përgjegjësi.

Burgosja e Navalny

Navalny ka qenë në burg që nga viti 2021 dhe në dhjetor ai u transferua në një koloni penale arktike në Siberi. Akuzat kundër Navalny, një prej kritikëve më të zhurmshëm të Vladimir Putinit, shihen gjerësisht si të motivuara politikisht.

Ai fillimisht u dënua me tre vjet e gjysmë për shkelje të kushteve të një dënimi me kusht. Në shkurt 2022, ai u vu sërish në gjyq. Këtë herë u akuzua se vodhi 4.7 milion dollarë (3.5 milion £) donacione të dhëna për organizatat e tij politike.

Ai u shpall fajtor dhe u urdhërua të kalonte nëntë vjet në një “koloni penale të regjimit të rreptë”. Dhe në gusht të vitit të kaluar, ky dënim u zgjat në 19 vjet pasi ai u shpall fajtor për themelimin dhe financimin e një organizate ekstremiste, akuza që ai i ka mohuar.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese