Tirana
broken clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
66 %
1kmh
75 %
Mar
7 °
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
10 °
Sht
8 °
E martë, 7 Dhjetor, 2021
spot_img

8 ditë nga afati i fundit i Këshillit Politik, Gjiknuri: Opozita të sjellë draft konkret, nëse ata s’marrin pjesë ne do vazhdojmë vet

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

a1f88c1e01f6577f5d416934b3f84079

Damian Gjiknuri, përfaqësuesi i mazhorancës në Këshillin Politik, thotë se opozita nuk ka paraqitur në tryezë asnjë draft konkret për ndryshimet në Kodin e ri Zgjedhor.

“Opozita vendosi parimin se për aq kohë sa kemi debate politike s’mund ti drejtohemi ODIHR. Dhe te marrëveshja e 14 janarit thuhet se kur s’ka marrëveshje synohet asistenca e ODIHR. Por asistencë vetëm nëse ka drafte konkrete.

Ne ju themi hajdeni me drafte konkrete. Zonja Hajdari ka sjell një draft. Dhe atyre ju themi sillni propozime konkrete. Ne sollëm propozimin tonë.

Iu thash merrni kohë, shkoni në seli dhe sillni drafte dhe vazhdojmë mbledhjen. Por tentativa si këto që behen njëherë në shqip dhe njëherë në anglisht, bëhen për një qëllim, për të treguar që sipas tyre mazhoranca nuk bashkëpunon”, tha Gjiknuri për mediat, ndërsa theksoi se ata do e presin opozitën deri në ditën e fundit.

Kujtojmë se Këshilli Politik ka dhe 8 ditë afat për hartimin e një drafti final për ndryshimet në Kodin e ri Zgjedhor. I pyetur nëse mazhoranca do t’i miratojë vet ndryshimet nëse opozita s’merr pjesë, Gjiknuri tha se ata nuk do të lënë asnjë vakum në sistem. “Natyrshëm që ne nuk do lëmë vakum kushtetues dhe ligjor. Ne do presim opozitën por nëse ata nuk duan të marrin pjesë, ne do vazhdojmë vet”, tha Damian Gjiknuri, përfaqësuesi i mazhorancës në Këshillin Politik.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
digitalb
spot_img
spot_img