8 dhjetori kujtohet si dita, ku 32 vjet më parë studentë dhe pedagogë të Universitetit të Tiranës u bënë iniciatorët e kthesës dhe ndryshimit historik.
Në 8 dhjetor 1990, protesta e studentëve, e njohur si “lëvizja studentore”, solli në Shqipëri shembjen e regjimit të egër komunist.
Politologu Afrim Krasniqi ka bërë një rreagim në lidhje me këtë, teksa ndan edhe shkrime se si mediat e huaja e raportuan protestën e studentëve atë kohë. Në foto shihet që ANSA dhe Reuters shkruajnë për protestën duke thënë se kjo ishte ngritja e parë e studentëve që kërkonin liri dhe demokraci.
“VOA 1990, kur raportoi lajmet mbi protestat e 8-9 dhjetorit. Ishin ditët që ndryshuan Shqipërinë. Sot bëjnë statuse personale më shumë ata që ato ditë & dekada ishin kunder 8/12 sesa ajo pakicë rinore që ishte pro, por le ta bëjnë! I kanë marrë të gjitha, le ta marrin edhe 8 dhjetorin. Ky vend ka pasur e ka më shumë histori abuzimi me lirinë sesa respekt ndaj lirisë! Rëndësi ka që 8/12 ua mundësoi lirinë, ua hoqi frikën dhe ua dha mundësinë të mendojnë, ani pse mendjet e mentaliteti janë të tyre. Respekt për 8/12 dhe bashkëmoshatarët që ato ditë, me qytetari, kurajo dhe idealizëm, bënë detyrën e tyre ndaj vendit” shkruan Krasniqi në postimin e tij.