Sipas specialistëve të ekonomisë, rritja e overdraftit është një sinjal i rritjes së mirëqënies për sa i takon konsumit familiar. Overdrafti është produkt tipik i kredisë individuale për financimin e konsumit.
Sipas të dhënave në fund të Nëntorit 2014, vlera totale e overdrafteve te dhëna nga sistemi bankar ishte 8.5 miliardë lekë apo 4.9% më shumë se viti 2013.
Overdrafti është një linje e hapur kredie që jepet në përpjestim me pagën e individit. Zakonisht limit i tij është në vleren e tre pagave mujore. Për hapjen e overdraftit nuk kërkohet garanci dhe kriteri kryesor është historia e marëdhenieve të punës prej të paktën gjashtë muaj me punëdhënësin aktual.
Sondazh
Poll