Hapësire reklamuese

Aktualitet

Balla: Emiratet Arabe jo më oaz shpëtimi për krimin

Shkruar nga Newsbomb
Balla: Emiratet Arabe jo më oaz shpëtimi për krimin

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla deklaroi se Emiratet e Bashkuara Arabe nuk do të jenë më një oazë shpëtimi për persona të kërkuar nga drejtësia shqiptare, pasi po punohet për një marrëveshje ekstradimi mes dy vendeve.

Balla bëri me dije se pas disa javësh do të udhëtojë drejt Emirateve të Bashkuara Arabe, ku pritet të ketë dhe hapa konkretë drejt marrëveshjes së ekstradimit.

Para disa muajsh edhe ju nuk e besonit që ne mund të arrinim të identifikojmë dhe më pas të ndalojmë persona edhe në vende me të cilat nuk kemi marrëveshje ekstradimi.

“Falënderoj autoritetet ligjzbatuese të Emirateve të Bashkuara Arabe, me të cilat kemi komunikim thuajse të përditshëm për identifikimin dhe gjetjen e personave që kërkohen nga drejtësia shqiptare”, - tha Balla.

Ministri i Brendshëm, u pyet edhe për ngjarjen e Lushnjës, ku u përgjigj se politika të lerë policinë dhe prokurorinë të hetojë ngjarjen tragjike.

Në fund e mbylli fjalën me një lavd për plicinë e shtetit dhe institucionet ligjzbatuese.

“E vërteta është se kemi një bashkëpunim të shkëlqyer me agjencitë ligjzbatuese të këtij vendi”, - nënvizoi Balla.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese