Hapësire reklamuese

Aktualitet

Tentoi të vjedhë një biznes duke thyer xhamat, arrestohet në flagrancë 42-vjeçari

Shkruar nga Newsbomb
Tentoi të vjedhë një biznes duke thyer xhamat, arrestohet në

Polciia e Fierit ka arrestuar një shtetas 42-vjeçar pasi ka tentuar që të vjedhë një biznes.

Sipas njoftimit të policisë, 42-vjeçari me inicialet O. Ll., u arrestua në flagrancë teksa po përpiqej të largohej nga biznesi, kioskë të cilin tentoi ta vidhte. Ngjarja ka ndodhur në lagjen "1 Maji", ku 42-vjeçari banues në Lushnjë ka thyer xhamat në përpjekje për ta grabitur kioskën.

Njoftimi i policisë:

Tentoi të vidhte një biznes (kioskë) duke thyer xhamat, kapet në flagrancë autori.

Ndërhyrja në kohë e Policisë bëri të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të 42 vjeçarit.

Patrullat e Policisë së Komisariatit Fier kanë marrë informacion se në lagjen "1 Maji" dikush po tenton të grabisë një kioskë duke thyer xhamat dhe janë venë në ndjekje të autorit. 

Si rezultat nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier në bashkëpunim me shërbimet e Patrullës së Pergjithshme u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit O. Ll., 42 vjeç, banues në Lushnjë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese