Hapësire reklamuese

Politikë

“Rrugët e Shkodrës n’Karnaval”, Spiropali shfaqet me maskë dhe e veshur me të bardha

Shkruar nga Newsbomb

Karnavalet e Shkodrës kanë nisur këtë të premte, ku po mbahen aktivitete të shumta të cilat kanë nisur prej orës 10 të mëngjesit dhe vazhdojë deri në orët e vona të mbrëmjes.

Karnavalet e Shkodrës do të zgjasin tre ditë, ku marrin pjesë jo vetëm shkodranët, por turistë nga i gjithë vendi si dhe shumë turistë të huaj gjithashtu.

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali

Mes qindra personave që festuan dhe morën pjesë në aktivitetet e shumta të organizuara nga bashkia e Shkodrës me në krye Benet Becin, ishte dhe deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali.

Ministrja e shtetit për marrëdhëniet me parlamentin Elisa Spiropali ka zgjedhur që për karnavale të vishet e të maskohet e gjitha me të bardha. Me një maskë dhe një pelerinë të bardhe, Spiropali i është bashkuar qytetarëve në aktivitetet që po mbahen në qytetin e Shkodrës.

Zbukurimet shumëngjyrëshe nuk munguan as në rrugët dhe sheshet e qytetit. Festa në kryeqendrën e Veriut që pritet të zgjasë 3 ditë dhe finalizohet ditën e diel.

Dita e fundit të karnavaleve, pritet të ketë spektakël të vërtetë, ku do të ketë parada, muzikë, bejte, artistë të mirënjohur dhe elemente unike, një dragon shoë si djegia e dordolecit në mbyllje të ditës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese