Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka uruar shqiptarët për 29 nëntorin e Çlirimit.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Nikolla shkuan se çlirimi është një vepër monumentale e partizanëve shqiptarë, të mbështetur nga populli, të cilët në Luftën e Dytë Botërore e vendosën vendin tonë në anën e duhur të historisë.
“29 Nëntori, Dita e Çlirimit, është kurorëzimi i Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare të popullit shqiptar.
Çlirimi i është një vepër monumentale e partizanëve shqiptarë, të mbështetur nga populli, të cilët në Luftën e Dytë Botërore e vendosën vendin tonë në anën e duhur të historisë.
Lufta e ashpër kundër pushtuesve në malet, luginat, fshatrat, qytetet, në çdo pëllëmbë të territorit të është një sakrificë e madhe, por edhe një frymëzim i madh.
Antifashizmi, liria dhe vlerat demokratike qëndrojnë në themelet e evropiane, një anëtare e denjë e NATO-s, kontribuese e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në
Evropë e në botë dhe promotore e zhvillimit, integrimit dhe bashkëpunimit në rajon.
I bashkohem sot mirënjohjes e nderimit për dëshmorët, veteranët e Luftës, çlirimtarët e Shqipërisë,” shkuan Nikolla.