Deputetja e PD, Albana Vokshi ka ngritur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama lidhur me veprimtarinë e tij artistike.
Sipas Vokshit, Rama ka deklaruar 79 milionë lekë të ardhura nga krijimtaria e tij artistike duke shkelur kështu ligjin.
‘Ligji për parandalimin për konfliktin e interesit përcakton që kryeministri nuk mund të ushtrojnë veprimtari private që siguron të ardhura.
Duke shitur krijimtarinë e tij artistike Rama ka vepruar në cilësinë e një personi fizik tregtar, kjo përbën hapazi papajtueshmëri me fuksionin e kryeminsitrit dhe deputetit dhe shkel kushtetutën.
Kuvendit i takon të mos sillet si vegël në duar e Ramës por të deklarojë mbarimin e mandatit të deputetit. Rama nuk justifikon as 400 milionët e deklaruara për vilën superluksoze në Surre.
Heshtja e tij por dhe e institucioneve që ai kontrollon mund ta ndihmojnë për të shpëtuar mandatin por nuk do e shpëtojnë përgjithmonë’, u shpreh Vokshi.