
Pas ngjarjes tragjike të ndodhur disa ditë më parë ku Sibela Abedinin u vetëvra duke u hedhur nga kati i 5 i një pallati ku jetonte me qira, të tjera detaje kanë dalë.
Në një deklaratë të bërë disa ditë pas ngajrjes, nëna e 27-vjeçares Sibela Abedini, ka rrëfyer se e bija para se të ndërronte jetë, i ka lënë të vëllait amanet të bijën.
Mes të tjerash, nëna e viktimës shprehu se nëse shteti nuk do të bënte drejtësi për të bijën, ajo do të bënte vetëgjyqësi.
Sot ka dalë në deklaratë dhe kushërira e Sibelës, e cila shprehet e bindur se 27-vjeçarja nuk është vetëvrarë, por është vrarë.
Kushërira tregon se 27-vjeçarja, ishte një nënë shumë e përkushtuar dhe se nuk do ta ndërmerrte një akt të tillë duke menduar për të bijën.
“Jeta e Sibelës ka qenë e vështirë. Prindërit janë divorcuar kur ka qenë e vogël. Nuk është rritur as me nënë as me babë, është rritur tek gjyshërit dhe xhaxhai i saj, pra babi im.
Sibela ka qenë një vajë shumë me sedër, shumë e fortë, ka kaluar shumë sfida në jetë.
Nuk e besoj dhe nuk është e vërtetë, është e sigurt që nuk do të bënte vetëvrasje. Sibelën e kanë vrarë. Nuk do ta bënte kurrë për vajzën e saj, ka qenë një nënë shumë e përkushtuar”, - tha ajo.
Ndërsa sot Prokuroria e Tiranës ka kërkuar masën “arrest me burg” për Altin Çokun i cili u arrestua disa ditë më parë në Tiranë.
Prokuroria e Tiranës ka dorëzuar në gjykatën e Tiranës kërkesën për masën e sigurisë ndaj Altin Çokut. Çoku u vu në prangat e policisë pasi akuzohet për shkaktim vetëvrasjeje të së resë 27-vjeçare Sibela Abedini nga Kamza.
Altin Çoku akuzohet se ka publikuar fotografinë e tij sëbashku me Sibelën në një dhomë hoteli në rrjetet sociale Tik Tok.
Në një komunikim live në Tik Tok para arrestimit, Altin Çoku është shprehur se fotografinë e ka publikuar një shoku i tij, por pavarësisht pretendimeve, Policia e Tiranës e ka arrestuar atë në kushtet e flagrancës duke e akuzuar për veprën penale “Shkaktim vetëvrasje”.
Sipas versionit të Çokut shoku ka publikuar foton e të resë nga teli i Çokut kur ky i fundit ka qenë në banjo, pasi sipas tij ai e mban telefonin pa kod.
“Në vijim të veprimeve hetimore të kryera, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë ndalimin me iniciativë të shtetasit: Altin Çoku, 39 vjeç, për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”.
Ky shtetas dyshohet se ka publikuar një foto intime të 27-vjeçares, e cila dyshohet se për këtë shkak është vetëhedhur nga tarraca e katit të 4-t dhe si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën”, – thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë së Tiranës pasi u arrestua.
Lexo edhe: E shkuara e errët e Altin Çokut, lidhja intime me kushërirën dhe tentativa për vrasje
Lexo edhe: Çoi drejt vetëvrasjes Sibela Abedinin, sa vite burg rrezikon TikTokeri Altin Çoku
Lexo edhe: “Të lutem fshije foton…”, gazetarja zbulon mesazhet e fundit të 27-vjeçares
Lexo edhe: Altin Çoku tregon historinë e fotos intime me vajzën që u vetëvra: E publikoi shoku
Lexo edhe: Mister rreth rastit “Sibela”, tezja: Vajza në foton e Tik Tok-ut nuk është mbesa ime