Hapësire reklamuese

Aktualitet

Shpërthim me tritol në një zyrë noterie në zonën e ish-Bllokut, Tiranë

Shkruar nga Newsbomb
Shpërthim me tritol në një zyrë noterie në zonën e

Shpërthim me lëndë plasëse tritol raportohet se ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në një zyrë noterie në zonën e ish- Bllokut në Tiranë.

Mësohet se lënda plasëse është vendosur jashtë derës së zyrës së noterisë dhe shpqrthimi ka ndodhur rreth orës 04:10.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur rrethanat dhe kush e ka vendosur lëndën plasëse,

Fatmirësisht ka vetëm dëmë materiale.

Njoftimi i policisë:

Më datë 30.01.2024, rreth orës 04:10, është marrë njoftim se në rrugën “Perlat Rexhepi”, në ambientet e jashtme të një noterie, dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese