Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

Pas ndarjes me Princ Lekën, Elia Zaharia bën postimin e parë në rrjetet sociale

Shkruar nga Newsbomb

Disa ditë më parë Revista Newsbomb solli shkrimin mbi ndarjen e Princ Lekës dhe Elia Zaharisë. Zëra të cilat qarkullonin prej kohësh lart e poshtë se çifti Mbretëror i kishin dhënë fund martesës, u konfirmuan për Newsbomb.

Lexo edhe: Ndarja Mbretërore, për Elian nuk ka më Tiara! Princesha dhe Princ Leka prag divorcit

Lajmi për ndarja e çiftit mbretëror Elia Zaharia dhe Princ Lekës është përhapur me shpejtësi në mediat shqiptare dhe ka qenë kryefjala përgjatë ditëve të fundit.

Edhe pse tani është fakt që Princi Leka dhe Elia Zaharia janë në proces divorci, asnjë nga të dy nuk ka reaguar. Së fundmi Elia ka bërë daljen e parë në rrjetet sociale. Ka qenë kolegu i saj aktori i humorit, Rezart Veleshnja që ka publikuar një foto në Instagram me Elian dhe nënën e sa, aktoren Yllka Muja.

Rezart Veleshnja, Elia Zaharia dhe Yllka Muja

Lajmet për ndarjen e tyre filluan të qarkullojnë, pasi Elia publikoi disa foto nga ditëlindja e princesësh Geraldinë dhe askund nuk u pa princ Lekën, çka ngjalli dyshime se mund të jenë duke kaluar një krizë në çift, ose janë ndarë në heshtje. Më pas ishte princ Leka që publikoi fotot për Krishtlindje vetëm me vajzën.

Lexo edhe: Princ Leka uron Krishtlindjet pa Elian! Publikon fotot vetëm me vogëlushen e tij

Ndonëse ata kanë vendosur që të ndahen, do të vijojnë të kujdesen për vogëlushen e tyre njëjtë si dhe më parë, pa prekur asgjë nga rutina e të voglës.

Sa i përket shkakut të ndarjes , ende nuk dihet, por në rrjet po përfiltet se është historia e re e dashurisë së Princ Lekës.

Blerta Celibashi

Në lajmet që po qarkullojnë, thuhet se Princi aktualisht është në një marrëdhënie të re me një fotografe, të quajtur Blerta Celibashi.

Lexo edhe: Princ Leka në një marrëdhënie me fotografen shqiptare? Reagon Blerta Celibashi

Pas këtij lajmi JOQ  ka kontaktuar me Blertën për të ditur nëse ky lajm është i vërtetë. Por ajo ka vendosur mos japë asnjë koment lidhur me këto ‘thashetheme’ që janë duke qarkulluar.

Pra, nuk ka thënë “Po”, por as “Jo”, përgjigje e cila ka ngritur më tepër dyshime se çifti më i ri është pikërisht: Princ Leka dhe Blerta Celibashi.

“Përshëndetje Joq, ju falënderoj për mesazhin/interesimin tuaj. Nuk dua të bëj koment në lidhje me këtë çështje. Kërkoj mirëkuptimin tuaj”, - ka thënë Celibashi për JOQ.

Ndërkohë në rrjetet sociale Princ Leka dhe Blerta ndiqen me njëri-tjetrin në “Instagram”, madje ai e ka “folloë” edhe në profilin e saj të punës.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese