Tirana
broken clouds
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
67 %
1.5kmh
75 %
Enj
12 °
Pre
14 °
Sht
15 °
Die
12 °
Hën
15 °
E enjte, 1 Dhjetor, 2022

77 vjet nga katastrofa atomike në Hiroshima dhe Nagasaki

spot_img

Lajme të ngjashëm

Qyteti japonez, Hiroshima, shënon sot 77-vjetorin e sulmit të parë me bombë atomike në botë.

Kanë kaluar gati 77 vjet që kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) hodhën bomba atomike në qytetet japoneze Hiroshima dhe Nagasaki më 6 dhe 9 gusht të vitit 1945 gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Bomba me uranium, me forcën e 13 mijë TNT, shkatërroi 70 për qind të Hiroshimës duke krijuar nxehtësi prej 3.000 centigradësh. Bomba atomike rrafshoi me tokën çdo gjë në një diametër prej 1,5 kilometra, ndërsa shkaktoi 80 mijë të vdekur vetëm në fazën e parë dhe 140 mijë deri në fund të vitit 1945.

Teksa shumë njerëz të plagosur vdiqën ende pa iu nënshtruar ndihmës mjekësore, shumë të tjerë që shkuan në qytet për të dërguar ndihma po ashtu humbën jetën si pasojë e ekspozimit ndaj shiut radioaktiv të shkaktuar pas hedhjes së bombës.

Pse u hodhën bombat?

Siç thuhet, Hiroshima u vu në shënjestër për shkak të bazave ushtarake, kurse Nagasaki për shkak të industrisë së rëndë.

Hedhja e bombës në Nagasaki i dha fund zyrtarisht betejave që vazhdonin në Paqësor.

Edhe pse kanë kaluar 77 vite nga katastrofa bërthamore, ende mbetet e paqartë pse SHBA zgjodhi bombat atomike për t’i dhënë fund luftës.

 

 

 

 

Më shumë




spot_img








spot_img