Një nëndetëse amerikane është nxjerrë nga fundi i detit pas 77 vitesh.
USS Grunion SS 216 u zbulua nga dronet nënujore në afërsi të ishujve Aleutiane në ujërat e Alaskës.
Nëndetësja u nis me mision të posaçëm nga komanda në qershor të vitit 1942. Ajo shkatërroi dy nëndetëse japoneze në kuadër të fushatës së SHBA-së gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Më pas SS 216 mori urdhër të ankorohej në bazën ushtarake në Ishujt Amaknak, por nuk u mor vesh asnjë lajm dhe në 5 tetor të 1972 u raportua si 'e zhdukur'.
Dyshohet se ajo është goditur në befasi nga një nëndetëse armike. Nëndetësja u gjet në thellësinë e 827 m.