Tirana
clear sky
12.3 ° C
12.3 °
12.3 °
67 %
1.6kmh
0 %
Enj
18 °
Pre
20 °
Sht
16 °
Die
20 °
Hën
22 °
E enjte, 13 Maj, 2021
spot_img

“77 mandatet janë të mundshme”, Bushati: Basha nuk fiton dot as kutitë e njësisë së vet

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kandidati për deputet i PS, Ervin Bushati është shprehur se numërimi ky ka qenë procesi më i bukur dhe më i mbarë i zgjedhjeve në Shqipëri.

Ai ka folur edhe për pritshmëritë që ka Partia Socialiste në rang kombëtar. Bushati tha se numëruesit e partive të tjera duhet të vazhdojnë punën duke numëruar çdo votë.

Sipas tij, numëruesit e partisë demokratike janë në stres psikologjik pasi panë që pritshmëritë nuk ishin ashtu siç mendonin.

“Ka qenë procesi më i bukur dhe më i mbarë i zgjedhjeve në Shqipëri. Ne jemi krenarë për këtë, shpresoj që çdo gjë të shkojë kështu. Çdo gjë po shkon mbarë për partinë socialiste që dukshëm kryeson ndaj kundërshtarëve politikë që do të mbeten në opozitë.

Por vota e çdo qytetari duhet të numërohet. Shpresoj që edhe partitë e tjera të përshpejtojnë procesin e numërimit në mënyrë që brenda 48 orëve të kemi një rezultat për zgjedhjet siç e patëm planifikuar.

Kanë krijuar pak kohë numëruesit e PD sepse kanë një stres psikologjik kur panë se kutitë e para nuk krijonin pritshmëri”- tha Bushati.

Përsa i përket deklaratës së kryetarit të PD-së, Lulzim Basha për numërimin e selektuar të kutive të votimit, Bushati tha se ajo që zoti Basha thotë nuk ka sens pasi kutitë numërohen në rend numerik.

“Zoti Basha sensin e humorit e ka lënë në lagjen e vet. Ai e di që kutitë hapen në rend numerik dhe është shumë e thjeshtë. Të demoralizuar janë larguar nga procesi.

Ne i kemi të gjitha grupet e gatshme, puna është që partia demokratike nuk po sjell grupet e veta të numërimit. Më mirë një fund me dhimbje sesa një dhimbje pafund.

Kur zoti Basha nuk fiton dot kutitë e njësisë së vet, si pretendon të fitojë zgjedhjet në gjithë Shqipërinë. Unë di që në Tiranë jemi 19, mandate dhe në fakt kemi pritshmëri për 20 mandate. Mendoj se qytetarët shqiptarë e kanë vlerësuar punën tonë gjatë situatës së tërmetit dhe pandemisë kështu që 77 mandate janë të mundshme”- përfundoi Bushati.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img