Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

Luizi bën tatuazh portretin e Kiarës, sot festojnë 1-vjetorin e lidhjes

Shkruar nga Newsbomb
Luizi Ejlli dhe Kiara Tito kanë festuar sot 1-vjetorin e lidhjes së tyre dhe përpos deklaratave të dashurisë në rrjetet sociale, Luizi e ka çuar surprizën e dashurinë ndaj Kiarës në një tjetër nivel. Luizi i dedikon një tatuazh Kiara Titos. Ish banori i BBV2 ka vizatuar portretin e Kiarës në 1-vjetorin e tyre të lidhjes. Luiz Ejlli vizaton portretin e Kiara Titos Edhe pse është një gjest i bukur dhe shumë romantik, shumë ndjekës së çiftit kanë komentuar në lidhje me ngjashmërinë e Kiarës me këtë portret tatuaxh. Shumë nga komeëntet janë se nuk ka aspak ngjashmëri me moderatoren, dhe të tjerë shprehen se ngjan me Loredanën apo me Bora Zemanin. Nga ana tjetër moderatorja që është në pritje të ëmbël,  Kiara ka zgjedhur të publikojë në Instagram një video ku përmblodhi disa nga momentet e tyre brenda “BBVA 2”, propozimin për martesë, dasmën dhe momente jashtë shtëpisë.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Kiara Tito (@kiaratito)

“Si sot 1 vit më parë, jeta ime dhe e jotja do të ndryshonin përgjithmonë. Sikur ta dija përfundimin e lumtur të kësaj historie, do t’i kaloja edhe 1,000 herë të tjera ato sfida, vuajtje dhe peripeci. Në 24 dhjetor 2022, të takova ty, që më mbushe shpirtin plot dhe më dashurove pa kushte. Unë, si shpërblim, të dhashë ty dhuratën më të bukur në jetë”, duke nënkuptuar bebushen që presin të vijë në jetë. Kiara vijoi: “Gëzuar 1-vjetorin! Të dua përjetësisht dhe faleminderit që më ke bërë të besoj në përralla, sepse çdo gjë që ti ke bërë për mua ka qenë përfekte”. “Kjo video, në fakt, është për këdo që në jetë shpreson çdo ditë. Mos reshtni kurrë se besuari, sepse më e mira do bëhet për secilin. Çdo vit i ri është një kapitull i ri për jetën tuaj. Faleminderit edhe një herë të gjithëve që besuat te ne dhe na mbështesni çdo ditë e më shumë, njësoj sikur të ishte dita e parë. Ju duam”, përmbylli ajo postimin.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese