
Gjykata e Lartë ka prishur dy burgime të përjetshme për shtetasin Almir Haruni, i njohur edhe me emrin Peter Dedja.
Almir Haruni, i cili momentalisht ndodhet në burgun e Peqinit është dënuar për vrasje të dyfishtë në Itali.
Sipas gazetarit, Ermal Vija, dy shkallët e gjyqësorit në Shqipëri njohën vendimin e dënimit në Itali në vitin 2006. Por 6 vite nga rekursi, gjyqtarët e lartë e prishën këtë vendim. Haruni njihej në Itali edhe me 5 identitete të tjera.
Almir Haruni, nga Gramshi u ekstradua në vendin tonë nga Italia në vitin 2017 për shkak se ka qenë i dënuar për vrasje, kryer në vitin 1997. Gjykata në Itali e ka dënuar me burgim të përjetshëm. Por ai ka bërë kërkese që të vuajë dënimin ne Shqipëri.