Kryeministri Edi Rama, Presidenti Ilir Meta, Kryeparlamentari Gramoz Ruçi, kryebashkiaku Erion Veliaj dhe Ministrja për marrrëdhënien me parlamentin, Elisa Spiropali paraditen e sotme kanë mbajtur homazhe në ‘Varrezat e Dëshmorë, për 29 Nëntorin që shënon 76-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë.
Krerët e polikitkës u panë bashkë, por njëherazi edhe të ndarë. Dy krerët e shtetit kanë qenë të përçarë këtë 29 Nëntor, si reflektim i përplasjeve të fundit politike mes tyre
Në videon e mëposhtme, duken Ruçi, Meta dhe Rama pas nderimeve në homazhet te ‘Varrezat e Dëshmorëve’, ku presideti i thotë mirupafshim kryeparalamentari, ndërsa kryeministri shihet komplet indiferent.
Ndërkaq kujtojmë se edhe dje në 108-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë, festa bëri bashkë Presidentin e vendit, Ilir Meta, kryeparlamentarin Gramoz Ruçi dhe Kryeministrin Edi Rama të cilët morën pjesë në ceremoninë e ngritjes së Flamurit në Vlorë.