Tirana
broken clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
93 %
2.6kmh
75 %
Pre
18 °
Sht
16 °
Die
16 °
Hën
14 °
Mar
11 °
E premte, 9 Dhjetor, 2022

76 vjeçari vret mikun gjatë gjuetisë, e ngatërroi me derrin e egër

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një 76-vjeçar ka qëlluar gabimisht me armë mikun e tij, gjatë gjuetisë pasi e ka ngatërruar me një derr të egër. Sipas medieve italiane, 57-vjeçari Aldo De Francesco ka ndërruar jetë.

Sipas karabinierëve të stacioneve të Teanos, de Francesco ishte nisur për gjueti për derra të egër së bashku me një grup prej 10 gjuetarësh. Pak pasi u qëllua nga miku i tij, 57-vjeçari u dërgua në spital por nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra.

76-vjeçari u paraqit në komisariat për të sqaruar se çfarë ndodhi. “E qëllova, nuk e pashë”, tha ai i dëshpëruar.

Ai do të hetohet për vrasje nga pakujdesia. Në ditët në vijim do të bëhet autopsia e trupit të De Francescos. Megjithatë hetimet vazhdojnë për të konstatuar dinamikën e saktë.

Më shumë




spot_img








spot_img