Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
30 %
1kmh
0 %
Enj
22 °
Pre
21 °
Sht
21 °
Die
20 °
Hën
15 °
E enjte, 28 Tetor, 2021
spot_img

76 vite nga Tragjedia Çame/ Tatjana Nurçe kërkon një minutë heshtje: Çështja Çame duhet të rikthehet në tavolinën e bisedimeve Shqipëri-Greqi

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

d1c27346a3f01e58b9596abcdb5cf444

Kur kanë kaluar 76 vite nga tragjedia çame, çështja çame mbetet ende e pazgjidhur.

Deputetja e PS Tatjana Nurçe, bijë çame, kërkoi në Kuvend një minutë heshtje në nderim të kujtimit të viktimave teksa tërhoqi vëmendjen për bisedimet Greqi-Shqipëri.

“Vlerësoj tryezat e qeverisë shqiptare dhe të kësaj maxhorance që arritën që shteti grek të rishohë ligjin e luftës. Mes dy vendeve ka një Traktat Miqësie ndaj Çështja Çame duhet të rikthehet në tavolinën e bisedimeve mes dy vendeve.

E kemi të nevojshme të kemi një politikë të unifikuar për zgjidhjen e kësaj çështje shekullore. Çështja Çame duhet të ndërkombëtarizohet. Ajo është thellësisht një çështje e respektimit të dinjitetit dhe të drejtave të njeriut. Kushdo që e sheh si çështje pronash apo si politikë të ditës, më lejoni t’u them se është nihilizëm politik”, tha Nurçe.

MË SHUMË NGA FJALA :

“Këtë vit mbushen 76 vite nga tragjëdia e madhe e shqiptarëve të Çamërisë dhe kur kanë kaluar mëse triçerek shekulli, Çështja Çame pret ende drejtësi. Këtu, në këtë foltore, një vit më parë iu drejtova këtij Kuvendi duke nënvizuar se është “detyrimi ynë që Çamëria të mos harrohet”.

Si bijë çame, e ndjej privilegj t’i kujtoj këtij Kuvendi se ka miratuar një rezolutë e cila detyron qeverinë dhe shtetin shqiptar të zgjidhë Çështjen Çame. Kjo rezolutë, ndër të tjera, kërkon gjetjen “e një zgjidhjeje të shpejtë në aspektin teknik dhe juridik midis qeverive të dy vendeve”, Shqipërisë dhe Greqisë.

Personalisht, si deputete, kam kërkuar që Çështja Çame të shihet në të gjithë dimensionin e saj human. Mirëpres që së shpejti ministria e Arsimit të garantojnë trajtimin e plotë të kësaj çështje në tekstet historike për brezin e ri në shkolla si dhe caktimin e datës Jubile 27 Qershorin, si një ditë kombëtare të kujtesës së tragjëdisë Çame.

Por kjo nuk mjafton. Çështja Çame duhet të trajtohet dhe zgjidhet si e plotë ndaj ky Parlament duhet të angazhohet të zbatojë të plotë rezolutën.

Vlerësoj tryezat e qeverisë shqiptare dhe të kësaj maxhorance që arritën që shteti grek të rishohë ligjin e luftës. Mes dy vendeve ka një Traktat Miqësie ndaj Çështja Çame duhet të rikthehet në tavolinën e bisedimeve mes dy vendeve.

E kemi të nevojshme të kemi një politikë të unifikuar për zgjidhjen e kësaj çështje shekullore. Çështja Çame duhet të ndërkombëtarizohet. Ajo është thellësisht një çështje e respektimit të dinjitetit dhe të drejtave të njeriut. Kushdo që e sheh si çështje pronash apo si politikë të ditës, më lejoni t’u them se është nihilizëm politik.

Ne duhet të angazhohemi që java e fundit e Qershorit të jetë një javë kombëtare ku të gjithë shqiptarët të jenë pjesën e kujtimit të tragjëdisë tonë kombëtare.

Ne duhet të garantojmë që brezat që vijnë të njohin dhe të përkujtojnë genocidin e pandërshkuar. Përkujtimi dhe nderimi i 27 Qershorit vetëm do të na lartësojë si komb.

Personalisht, jam e bindur, se Shqipëria në Bashkimin Europian mund të jetë anëtare e denjë vetëm nëse respekton historinë e saj. Europa nuk pranon genocid të pandërshkuar ndaj dhe sa më parë të angazhohemi të kthejmë drejtësinë e munguar, aq më shpejt do e meritojmë vendin mes të barabartëve në organizmin më të madh të vlerave, në Bashkimin Europian. Nuk mund të ketë qetësi shpirtërore mes shqiptarëve pa zgjidhjen e plotë të çështjes çame.

Në përfundim, dua të shpreh mirënjohjen e thellë ndaj gjithë komunitetit çam të Shqipërisë të cilët me dinjitet presin që shteti i tyre t’u dalë zot. Ky është më shumë se një amanet. Në respekt të dhimbjes se tyre dhe mijëra shqiptarëve të pafajshëm që u vranë dhe u dëbuan nga trojet e tyre shekullore, ju ftoj të mbajmë një minutë heshtje në nderim të kujtimit të tyre”.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img