Hapësire reklamuese

Politikë

75 vjetori i genocidit grek në Çamëri, Idrizi: Klasa politike luan në shtëpi, kurse përpara Greqisë bëhet lepur

Shkruar nga Newsbomb

Kreu i PDIU Shpëtim Idrizi ka akuzuar klasën politike shqiptare se në shtëpinë e vet luan, kurse përpara Greqisë bëhet lepur teksa fliste për Çamërinë.

Këtë koment Idrizi e bëri nga një pelegrinazh në Varrezat e Kllogjerit në Konispol, në kuadër të 75-vjetorit të genocidit grek mbi shqiptarët e Çamërisë.

'Ne kemi qenë të vetëm, kemi qenë halë në sy të regjimeve, halë në sy të klasave politike, të cilët ndërsa janë luan në shtëpinë tonë bëhen lepuj përpara Greqisë. Po i shofim dhe sot si përplasen me njëri-tjetrin. Enver Hoxha ishte i pari që vendosi ta eliminojë me heshtje këtë krahinë shqiptare. Tentoi dhe i la prindërit tanë si qytetarë të dorës së dytë në një qoshe të lënë pas pa shkollë, në skamje. Kurse ideologjikisht e gëlltiti të gjithë tragjedinë dhe shkruante mijëra lavde dhe librin "Dy popuj miqsh". Që Çamëria nuk është thjesht e shqiptarëve të Çamërisë, por Çamëria është e gjithë shqiptarëve nga Nishi në Prevezë', ka thënë Shpëtim Idrizi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese