Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
30 %
1kmh
0 %
Enj
22 °
Pre
21 °
Sht
21 °
Die
20 °
Hën
15 °
E enjte, 28 Tetor, 2021
spot_img

75-vjetori i çlirimit të Tiranës, Braçe sulmon opozitën: Për pushtet po i shpallin lufte SHBA-së, Britanisë, Francës dhe Ballkanit Perëndimor

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

ea24df855922ba65fce003c65afc4379

Në ceremoninë përkujtimore të dëshmorëve të rënë 75 vite më parë për çlirimin e Tiranës, zv.kryeministri Erion Braçe ka sulmuar edhe opozitën jashtë parlamentit.

Braçe tha se ata kanë zgjedhur të jenë kundër SHBA-ve, Britanisë e Francës, pasi pretendon se opozita janë kundër perëndimit dhe se duan vetëm pushtet.

“Ata pushtetarë i shpallin luftë SHBA, i shpallin luftë Britanisë, i shpallin luftë Francës, me një akt turpi në mbështetje të fashizmit, kundër popullit të tyre. Po e përsërisin veten prap sot, që për interesa partiake të vetat, të ngushta por edhe për pak pushtet t’i shpallim po prap luftë Amerikës, Britanisë, Francës, gjithë perëndimit, thjesht dhe vetëm se duan pak pushtet. Edhe atëherë pushteti i bëri bashkë me fashizmin, edhe tani pushteti i bën bashkë kundër perëndimit. Ne antifashizmin nuk e kemi të përkohshmëm, e kemi të qartë, e kemi zgjedhje të përkohshme. Sa herë duan pushtet të pakontrolluar, sa herë duan pushtet për të shmangur atë që është themelore, për të shmangur drejtësinë. Pushtetarët që dhanë jetën për flamurë dhe atdhë meritojnë respekt. Nder dhe respekt cdo familjeje”, deklaroi Braçe.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img