Hapësire reklamuese

Aktualitet

AMP-ja pezullon nga detyra komisarin dhe 4 inspektorë në Pukë

Shkruar nga Newsbomb
AMP-ja pezullon nga detyra komisarin dhe 4 inspektorë në Pukë
Një komisar dhe katër inspektorë në Komisariatin e Policisë Pukë, janë pezulluar nga detyra nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, pasi akuzohen për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre”, shkruan newsbomb.al.
  1. Komisar Edmond Pepkolaj, 55 vjeç, aktualisht me detyrë Shef Seksioni në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, ndërsa më parë ka mbajtur detyrën Shef Seksioni në Komisariatin e Policisë Pukë.
  2. Inspektor Fatmir Alia, 52 vjeç, me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Pukë.
  3. Inspektor Petrit Florini, 51 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist në Komisariatin e Policisë Pukë.
  4. Inspektor Zamir Mehaj, 50 vjeç, me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Pukë.
  5. Inspektor i Parë Alfred Ndoj, 53 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist në Komisariatin e Policisë Pukë.
Vendimi për këta punonjës ka ardhur nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, pasi dyshohet se këta oficerë policie nuk kanë përmbushur detyrat funksionale për ushtrimin e kontrollit të territorit në luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike. Hetimet mbi këtë procedim penal janë shtrirë në një hark kohor disa mujor në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër.

Njoftimi i plotë - Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Shkodër-Lezhë)

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Shkodër-Lezhë) ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, e cila ka caktuar masën e sigurimit “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për 5 oficerë policie të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre” dhe konkretisht:
  1. Komisar Edmond Pepkolaj, 55 vjeç, aktualisht me detyrë Shef Seksioni në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, ndërsa më parë ka mbajtur detyrën Shef Seksioni në Komisariatin e Policisë Pukë.
  2. Inspektor Fatmir Alia, 52 vjeç, me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Pukë.
  3. Inspektor Petrit Florini, 51 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist në Komisariatin e Policisë Pukë.
  4. Inspektor Zamir Mehaj, 50 vjeç, me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Pukë.
  5. Inspektor i Parë Alfred Ndoj, 53 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist në Komisariatin e Policisë Pukë.
Vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër ka ardhur pasi dyshohet se këta oficerë policie nuk kanë përmbushur detyrat funksionale për ushtrimin e kontrollit të territorit në luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike. Hetimet mbi këtë procedim penal janë shtrirë në një hark kohor disa mujor në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër. AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës apo Shërbimit për Mbrojtjen nga Zjarri dhe për Shpëtimin, duke telefonuar falas në numrin 08009090.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese