Tirana
clear sky
16 ° C
16 °
16 °
72 %
2.1kmh
0 %
Die
26 °
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
19 °
Enj
20 °
E diel, 9 Maj, 2021
spot_img

74 MANDATE! Partia Socialiste rifiton dy deputetët e humbur, i merr të vetmin LSI-së në Berat dhe 1 PD në Elbasan

spot_img

Lajme të ngjashëm

Partia Socialiste kryeson e sigurt garën në këto zgjedhje parlamentare duke rifituar përsëri dy mandatet e humbura dhe arrin në kuotën e 74 të tillëve.

PS në orët e para të mëngjesit zbriti në 72 mandate pasi humbi një deputet në Durrës, të cilin “ia rrëmbeu” LSI-ja, por e rifitoi më pas në Berat, duke nxjerr deputet Blendi Klosin dhe duke i marrë mandatin e vetëm partisë së Kryemadhit.

Teksa socialistët e Beratit festonin fitoren dhe nxjerrjen e Blendi Klosit deputet duke marrë 5 nga 7 mandatet që ka ky qark, në Elbasan Taulant Balla dha lajmin se numërimi i votave në këtë qark kishte përfunduar dhe PS kishte siguruar 9 mandate, nga 8 që ishte parashikimi.

Në këtë mënyrë LSI mbeti pa asnjë mandat në Elbasan dhe PD nga 29 mandate, ra në 58 duke “i lëshuar” një PS. Në këtë mënyrë, socialistët udhëheqin të sigurt garën deri në përfundim të numërimeve, me 74 mandate që kanë qenë një ndër objektivat e selisë rozë.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img