
Gazetari Artan Hoxha ka thënë se Alma Kaçi, e cila ishte pjesë e videos erotike në zyrën e ish-kryetarit të Kukësit, Safet Gjici, e ka telefonuar pas bërjes publike të videos dhe e ka pyetur se ku e ka gjetur regjistrimin.
I ftuar në “Të Pakspozuarit”, Hoxha deklaroi se protagonistja në skandalin e Gjicit kishte nisur hulumtimin për të gjetur se kush e kishte shpërndarë videon, ku më pas ka pyetur gazetarin se nga kishte rrjedhur informacioni.
Ai shtoi se bisedën me Kaçin e ka regjistruar.
"Më merr një moment kjo zonja, sepse më kërkonte me insistim. Në momentin që i hap telefonin, e nis bisedën, e di që kjo bisedë po regjistrohet. I them stop një minutë, mora telefonin tjetër dhe e ndeza ta regjistroj.
Sigurisht e kam regjistruar atë bisedë. Ajo donte të gjente nga e kam gjetur unë regjistrimin. Ajo kishte filluar hulumtimin tjetër. Ajo donte të gjente nga ka rrjedhur informacioni. Dalja e filmimit të plotë prishi skemën e shantazhit të mundshëm.
Në rastin konkret ka patur një marrëveshje. Uroj që agjensitë e zbatimit të ligjit ta thonë se kush është paguar dhe cfarë ka marrë", u shpreh Artan Hoxha.