Petraqi, 71 vjeçari nga Durrësi, është një tjetër rast suksesi i diagnostikuar dhe trajtuar nga kardiokirurgu i mirënjohur dhe shef i Departamentit të Kardiokirurgjisë Hygeia, prof.dr.Fabio de Luca në bashkëpumin me ekipin e mjekëve kardiologë dhe kardiokirurgë.
Siç dëshmon edhe Petraqi vetë, pas shumë shqetësimeve që kishte patur është paraqitur në Spitalin Hygeia për të kryer ekzaminimet me mjekët kardiologë & kardiokirurgë ku edhe u duagnostikua me sëmundje arteriale të enëve arteriale karotide dhe koronare, gjë për të cilën i sugjeruan si trajtimin më adekuat ndërhyrjen kirurgjikale të bypass koronar OFF Pump dhe rindërtimin e karotides së bllokuar, ndërhyrje të cilën ai ja besoi prof.dr.Fabio de Luca dhe ekipit të mjekëve të Spitalit Hygeia për të cilët, siç shprehet ai, kishte besim të plotë dhe për këtë arsye kishte zgjedhur qysh në krye të herës të paraqitej dhe të merrte shërbimin e duhur vetëm pranë këtij Spitali.
Kjo ndërhyrje kirurgjikale komplekse u realizua sajë një bashkëpunimi dhe një pune të jashtëzakonshme të një ekipi mjekësh profesionistë të drejtuar nga mjeku kardiokirurg i Spitalit Hygeia Prof. dr. Fabio de Luca në bashkëpunim me ekipin e mjekëve anestezistë të drejtuar nga Dr. Blerim Arapi dhe Dr. Merita Zeka.
Ndërhyrja kirurgjikale u realizua më teknikën operatore mini -invazive për ekzekutimin e by-pass koronar OFF Pump (jashtë pompës) dhe rindërtimit të karotides nga endarteriektomia nën kontroll me sistemin e monitorimit të trurit INVOS. Proçedura ishte e shpejtë, pa komplikime në asnjë nga sistemet jetësore, me zgjim te hershëm të shpejtë, pa dhimbje pas operacionit, por mbi te gjitha pa implantim të asnjë materiali artificial (të huaj) në trupin e pacientit të tilla si stente apo apo patch-e sintetike.
Për këtë arsye, pacientët që i nënshtrohen këtyre procedurave kirurgjikale nuk do të kenë më nevojë për ndërhyrje të tjera apo trajtime antikoaguluese të rënda, sepse sajë këtyre ndërhyrjeve dhe teknikave të aplikuara arrijmë të kemi rezultate shumë të mira afatgjata pa patur nevojë për ndërhyrje të mëtejshme.
E falenderojme edhe një herë Petraqin për besimin dhe mirënjohjen e shprehur karshi stafit të Spitalit Hygeia dhe i urojmë rekuperim sa më të shpejtë.
Spitali Hygeia
Kontaktoni: 04 23 90 000
Email: [email protected]