Hapësire reklamuese

Bota

Sherri jashtë ringut, mbesa e John Gotti-t kërcënon familjen e Floyd Mayëeather

Shkruar nga Newsbomb

Mbesa e gangsterit amerikan John Gotti, Niccolete Goti ka kërcënuar familjen e boksierit Floyd Mayweather pas përleshjeve që ndodhën në ring më 11 qershor.

Ndeshja e shtatë e Mayweather e cila u zhvillua të dielën, përfundoi me mjaft polemika pasi John Gotti III nuk ishte dakord me ndalesën e lojës në raundin e gjashtë nga gjyqtari Kenny Bayliss.

Gotti sulmoi 46-vjeçarin dhe më pas ringu u mbush nga shoqëruesit e boksierëve, gjë që solli një sherr të madh midis dy skuadrave.

Pas sherrit , të dy boksierët u shoqëruan më vonë në dhomat e tyre të zhveshjes.

Por ndeshja nuk përfundoi në ring, pasi Niccoelte u shfaq në mediet sociale duke kërcënuar familjen e Myweather. Mbesa e gangsterit shkroi për familjen e boksierit duke thënë se ishin kafshë kopshti zoologjik dhe do të vinte të kapte vajzën e tij. Më pas ajo e ka ofenduar të bijën e Floyd.

 

Postimi ne Isntastory i Niccolete Gotti Postimi ne Isntastory i Niccolete Gotti

Ndërkohë ndeshja e së dielës shënoi herën e parë qëkur turneu reklamues i Mayweather ishte kthyer në SHBA që nga përballja e tij me Logan Paul në vitin 2021.

Gjyshi i Nicolette, John Gotti, njihet si ish-bosi i familjes së krimit  “Gambino” në New York nga viti 1986 deri në 1991.

Babai i Gotti III dhe Nicolette, Gotti Junior ishte shefi i familjes kur John Gotti ishte në burg.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese