Tirana
clear sky
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
51 %
2.1kmh
0 %
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
23 °
Pre
26 °
Sht
18 °
E martë, 4 Tetor, 2022

“70 mijë lekë gazebo dhe 50 shezlloni”, pushuesit braktisin plazhin e Drimadhesit në kulmin e sezonit turistik (Foto)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Shifrat zyrtare të turistëve gjatë këtij sezoni veror, nuk janë bërë ende publike, por në terren realiteti duket tepër pesimist.

Një nga plazhet më të preferuara të jugut, Drimadhesi është braktisur thuajse plotësisht nga pushuesit në këto ditë të nxehta të Gushtit.

Edhe pse 15 ditëshi i dytë i korrikut dhe 15 ditëshi i parë i gushtit konsiderohen si periudha me fluksin më të lartë të pushuesve në vendin tonë, boshatisja e plazheve si Drimadhes, Spilleja e deri dhe Shëngjini, tregojnë se diçka nuk po funksionon si duhet.

Arsyet janë të shumta, nga keqmenaxhimi i vijës bregdetare me ndërtime pa kufi deri te çmimet e larta.

“Ushtria” e shtretërve të plazhit në Drimadhes qëndron e zbrazët përballë dallgëve të detit.

Çmimet…ato që janë denoncuar me qindra herë në rrjetet sociale: Te reshti i parë i gazebo-ve ndihesh si mbret, kushton plot 70 mijë lekë. Te brezi i dytë 50 mijë lekë, dhe pjesa tjetër që as nuk e çon në mendje të marrë termus me vete, kushton 30 mijë lekë.

Nëse Shqipëria ka arritur t’i marrë turistë Greqisë, siç deklaroi ministrja e Turizmit, nëse edhe këtë vit kanë ardhur italianë, apo nëse në vendin tonë ndodhen 250 mijë turistë serbë siç është raportuar në disa media, një gjë është e sigurtë. Ata nuk ndodhen në këtë plazh.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img