Tirana
few clouds
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
53 %
0kmh
20 %
Hën
35 °
Mar
35 °
Mër
36 °
Enj
35 °
Pre
26 °
E hënë, 8 Gusht, 2022
spot_img

7 vjet pa ujë por rezultojnë debitorë, fshati në gjyq me Ujësjellësin që kërkon t’u sekuestrojë sendet me vlerë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Emisioni BOOM udhëtoi mbrëmjen e sotme drejt fshatit Shalës të Elbasanit. 15 familje në këtë fshat denoncuan penalizimin me pa të drejtë nga Ujësjellësi.

Atyre u janë bllokuar llogaritë bankare pasi figurojnë debitorë nga 2011-2016 dhe pse sipas tyre nuk kanë pasur ujë, madje as rrjet ujësjellësi.

albsig

Përveç tarifës 120 lekë të mirëmbajtjes së bashku me kamatvonesat, ata pretendojnë se janë tarifuar afrofe gjatë kësaj periudhe dhe pse uji mungonte.

Gjyqi është bërë në mungesë të tyre dhe tashmë çdo gjë ka kaluar në duar të përmbarimit.

Ujësjellësi Fshat Elbasan mohon faktin që fshati nuk ka pasur ujë, duke deklaruar se banorët thjesht refuzojnë të paguajnë ujin.

Ndërkohë Ujësjellësi Cërrik që mbulon tashmë këtë fshat me ndarjen e re territoriale pranon faktin se zona nuk ka pasur ujë, madje ka bërë dhe një investim.

Drejtori thotë se ka marrë masa nga periudha që ka marrë detyrën e tutje duke ndërprerë dhe tarifën 120 lekë, por nuk përgjigjet dot për periudhën përpara.

Banori: Na kanë sjellë të gjithëve nga një faturë 400 mijë lekë pa pasur tub uji, jo ujë. Ujë ka pasur deri në 2011 që i kanë paguar, kemi librezat të gjithë këtu. Gjatë kësaj kohe kanë paguar 1200 lekë, nuk ka pasur ujë, kanë paguar vetëm lekët e kontratës.Gjatë kësaj kohe meqë kanë prerë tubat, nuk ka pasur as ujë, këta kanë faturuar pa ardhur fare, të gjitha afrofe. Knaë bërë një gjyq, i kanë përcjellë gjykatës së Elbasanit dhe kanë bërë gjyqin pa lajmëruar asnjë nga banorët.Duke qenë se këta nuk është interesuar njeri, nuk kanë mbyllur kontratat, i ka çuar të gjitha këto afrofe në gjykatë. Gjykata ka marrë një vendim pa lajmëruar asnjë nga këta banorë që kanë qenë në gjyq. Jemi vënë në dijeni kur ka ardhur zyra e përmbarimit, që i ka kërkuar lekët dhe ka sjellë dokumentat tek shtëpia. Këta i kanë faturuar afrofe 300 e ca mijë lekë të vjetra.Nuk e marrim vesh asnjë këtë.

Banorja: Detyrimi jonë sot është 404 mkijë lekë. Do tërhiqnim lekë tek banka, kur shkon djali, i thotë: Jo ju jeni debitor, nuk lejohet të merrni lekë. Aty e kemi marrë vesh ne.

Gazetarja: Sot po shoh që po bëhet një lloj investimi, janë futur tubat?

Banorja: Po, kam një javë që kam bërë kontratën e re.

Gazetarja: Detyrimin e vjetër e keni paguar?

Banorja: Jo.

Gazetarja: U është bllokuar ndonjë llogari bankare?

Banorja: Ku kemi lekë ne, ne nuk kemi një koërr shpirti ti thua llogari bankare.

Banorja: 480 mijë lekë është gjoba, nuk kemi pasur ujë.

Gazetarja: Është vetëm pagesa e kontratës, 120 lekëshi që ka kaluar me kamat apo ka pasur dhe faturime afrofe?

Banorja: Afrofe, se ndryshe nuk vete 480 mijë ajo.

Gazetarja: Ju e keni bërë pagesën, sa është debia juaj?

Banori: 386 mijë lekë. Nga 2011-2016.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img