Hapësire reklamuese

Aktualitet

7-vjeçarja u vra nga skafi, Sali Berisha shkon për vizitë ngushëllimi në familjen Avdia

Shkruar nga Newsbomb
7-vjeçarja u vra nga skafi, Sali Berisha shkon për vizitë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka shkuar vetëm pak minuta më parë për një viztë ngushëllimi në familjen Avdia, e cila humbi tragjikisht vajzën e tyre 7-vjeçare në plazhin e Himarës.

Vetëm pak minuta më parë drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ishte për vizitë ngushëllimi në familjen Avdia. Ai tha se kishte shkuar për ngushëllime si një prind dhe si një qytetar.

Kujtojmë që Jonada Avdia u përplas nga një skaf për vdekje, teksa ishte duke u larë në plazhin Potam të Himarës me babain e saj nga komisari Arjan Sefa. Ata ishin kthyer për pushime në atdhe, ku vogëlushja humbi jetën tragjikisht.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.