Tirana
clear sky
2.5 ° C
2.5 °
2.5 °
75 %
2.1kmh
0 %
Enj
15 °
Pre
17 °
Sht
17 °
Die
16 °
Hën
12 °
E enjte, 30 Mars, 2023

7 vjeçari vrau aksidentalisht të atin, gënjeu nga tronditja policinë: E hëngri ujku në pyll

Lajme të ngjashëm

Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e sotme në fshatin Vlosh të Roskovecit ku një fëmijë 7 vjeçar vrau aksidentalisht me çiften e gjahut të atin.

Sipas policisë, fëmija i tronditur nga ngjarja ka gënjyer policinë duke thënë se  i ati ishte sulmuar nga ujku. 7 vjeçari ndodhet në kujdes të veçantë psikologjik dhe të avokatit.

“Rreth ores 12:15, jemi njoftuar se ne pyllin e fshatit Vlosh, Rroskovec, Fier, ujku kishte ngrene nje person, i  cili me pas kishte gjetur vdekjen. Menjehere me marrjen e njoftimit eshte formuar grupi hetimor dhe ka filluar kryerja e veprimeve proceduriale ne pyllin e fshatit Vlosh, nga ku ka rezultuar se ka gjetur vdekjen shtetasi Karafil Rrapushi. Ky person ka gjetur vdekjen per aresye se eshte qelluar me arme gjahu teke nga djali i tij 8 vjecar shtetasi F. Rr.”, njofton Policia e Fierit.

Nga hetime e deritanishme rezulton se 35-vjeçari bashkë me djalin e tij, 8 vjeç, kishin shkuar në pyll për të mbledhur bimë medicinale. Por, në një moment kur Rrapushi ka lënë armën e gjahut në tokë, djali i tij ka shprehur armën në mënyrë aksidentale duke qëlluar të atin në kraharor. Pas këtij veprimi, djali i mitur fillimisht nuk u ka treguar të vërtetën familjarëve, duke pretenduar se i kishte sulmuar ujku. Më pas në prani të psikologut, ai ka pranuar të vërtetën.

“Shtetasi Karafil Rrapushi ka dale ne pyllin e fshatit per te mbledhur bime medicinale dhe eshte ulur per te pushuar, nderkohe i biri ka marre armen e gjahut dhe ka filluar te luaje dhe pa dashje ka realizuar shkrepjen e cila ka shkaktuar vdekjen e babait të tij. Vete femija 8 vjecar ka njoftuar familjaret per vdekjen e te atit dhe ka sajuar ngjarjen fillimisht me qellim mbulimin e saj nga frika, me pas ka shpjeguar te verteten. Me femijen e mitur po kryhen veprimet ne prezence te psikologut dhe avokatit”, perfundon komunikata e Policisë.

Më shumë