Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

7-vjeçari nga Bilishti diagnostifikohet me leucemi, familjarët kërkojnë ndihmën e shqiptarëve

Shkruar nga Newsbomb
7-vjeçari nga Bilishti diagnostifikohet me leucemi, familjarët

Ezel Bajraktari, djali 7-vjeçar nga qyteti i Bilishtit është diagnostifikuar me leucemi Acute dhe ka nevojë për ndihmën e të gjithë shqiptarëve.

Rasti është tepër urgjent dhe mjekët kanë kërkuar transferimin e tij për kurim në Itali, mirëpo transplanti kushton 100 mijë euro dhe familja e tij nuk ka mundësi ekonomike për të mbuluar kurimin e vogëlushit.

Nëna e tij, Enkelejda, e vetme si pasojë e humbjes së bashkëshortit gjashtë vite më parë i bën apel të gjithëve të vendosin dorën në zemër dhe ta ndihmojnë duke kontribuar për t’i kthyer përsëri buzëqeshjen Ezelit.

Apeli për ndihmë është postuar në rrjetet sociale nga shumë familjarë, gjithashtu ata kanë hapur edhe një llogari ku të gjithë mund të ndihmojnë Ezel Bajraktarin.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll