Hapësire reklamuese

Aktualitet

7 turistët e huaj bllokohen në Kanionin e Langaricës, prurjet e lumit u rritën nga shirat (PAMJET)

Shkruar nga Newsbomb
7 turistët e huaj bllokohen në Kanionin e Langaricës, prurjet e

Shtatë turistë të huaj janë bllokuar në Kanionin e Langaricës, në Përmet, pasi kishin shkuar atje të eksploronin zonën. Mirëpo, nga reshjet që kanë nisur prurjet e lumit janë shtuar dhe niveli i ujit është rritur, duke bllokuar turistët.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet dhe shërbimet zjarrfikëse, janë nisur në drejtim të zonës ku kishin mbetur të bllokuar turistët.  Në ndihmë kanë shkuar dhe anëtarët e federatës shqiptare “Rafting Albania”.

Turistët janë lokalizuar në Kanionet e Langaricës dhe falë punës së mirë-organizuar, turistët e huaj janë nxjerrë nga terreni i vështirë ku kishin mbetur të bllokuar. Ata janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe kanë falënderuar punonjësit e Policisë e shërbimet e tjera që u erdhën në ndihmë.

DVP Gjirokastër fton qytetarët që për çdo rast nevoje për ndihmë, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese