Shtatë persona janë gjetur të vdekur në tre vende të ndryshme në Ohio të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Një numër i madh të forcave të policisë dhe atyre speciale kanë shkuar në tre vendngjarjet ndërsa masat e sigurisë janë rritur në të gjithë qytetin e Pike-s. Është ende e paqartë dinamika e vrasjeve, autorët, apo nësen gjarjet kanë lidhje me njëra-tjetrën. Të gjitha shkollat në qytet janë mbyllur, ndërsa dyshohet se disa prej viktimave janë pjestarë të së njëjtës familje.