Tirana
broken clouds
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
44 %
4.1kmh
75 %
Pre
26 °
Sht
29 °
Die
30 °
Hën
28 °
Mar
24 °
E premte, 17 Shtator, 2021
spot_img

7 shqiptarë të vrarë në Greqi, Berisha thirrje ndërkombëtarëve: Ndërhyni menjëherë!

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish kryeministri Sali Berisha dënon ngjarjet e fundit të ndodhura në Greqi, ku në vetëm pak ditë janë vrarë 7 shqiptarë.

Përmes një statusi në profilin e tij në Facebook, Berisha teksa dënon aktet rraciste, siç i quan ai i bën thirrje Komisionit të të Drejtave të Njeriut të OKB, Keshillit të Europës, Komisionit dhe Keshillit të Ministrave të BE të nderhyjnë pranë autoriteteve greke.

Ish kryeministri kërkon hetim të shkaqeve të këtyre ngjarjeve, ku janë humr 7 jetë shqiptarësh.

Reagimi i plotë:

Ndal serialit te vrasjeve rraciste te shqiptareve ne Greqi!

Te dashur miq, pas vrasjes ne shkembim zjarri nga policia shqiptare te ekstremistit grek nga Bularati, Kostandin Kaficas, ne vendin fqinj, ne hakmarrje te verber rraciste e primitive, ka shperthyer nje serial vrasjesh te shqiptareve ne teresi.

Keshtu, ne nje hark kohor pak javesh jane ekzekutuar ne zona dhe rrethana te ndryshme te Greqise 7 shqiptare, qe te gjithe perveç njerit ekzekutime gjakftohta te bazuara ne urrejtjen dhe rracizmin primitiv ndaj shqiptareve dhe si hakmarrje, akte kriminale albanofobie.

Mbreme ne Kavalla u rregjistrua viktimia e 7-te, u gjet i vrare nje 18 vjecar, djale i nje famijle emigranesh shqiptar, anetar i nje ekipi lokal futbolli, per te cilin shkaku i vetem sipas mediave mbetet rracizmi.

Denoj me ashpersine me te madhe keto akte kriminale te mirefillta rraciste dhe i bej thirrje Komisionit te te Drejtave te Njeriut te OKB, Keshillit te Europes, Komisionit dhe Keshillit te Ministrave te BE te nderhyjne prane autoriteteve greke per nje hetim te pavarur mbi shkaqet dhe rrethanat e ekzekutimeve rraciste te shqiptareve ne Greqi dhe te ushtrojne te gjithe presionin e merituar ndaj autoriteteve greke qe keto akte kriminale te shemtuara te ndeshkohen.  

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img