Hapësire reklamuese

Aktualitet

7 nxënës në shkollën 9-vjeçare në Përmet dalin pozitiv me Covid-19, mbyllet klasa e tyre

Shkruar nga Newsbomb

Në shkollën 9-vjeçare "Meleq Gostiniahti" në Përmet 7 nxënës kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.

Sipas informacioneve, Inspektorati Shtetëror Shëndetësor ka mbyllur klasën e nxënësve. Mësohet se nxënësit duket se i ka infektuar mësuesja kujdestare, e cila prej ditësh ishte konfirmuar me Covid-19.

Ministria e Shëndetësisë raportoi ditën e djeshme 1052 raste të reja me Covid-19. Që nga fillimi i pandemisë, ky ishte numri më i lartë i regjistruar në vendin tonë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese