Tirana
clear sky
30.5 ° C
30.5 °
30.5 °
42 %
4.6kmh
0 %
Sht
31 °
Die
33 °
Hën
36 °
Mar
36 °
Mër
37 °
E shtunë, 25 Qershor, 2022
spot_img

7 milionë lekë gjobë për 3 qytetarë që erdhën nga shtete të tjera dhe nuk u karantinuan, ndëshkime edhe për 5 administratorë lokalesh, arrestohet shoferi i dehur në Durrës

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Janë gjobitur me 7 milionë lekë të vjetra 3 qytetarë shqiptarë që erdhën nga jashtë vendit dhe nuk u gjetën në banesën e tyre.

albsig

spring

Janë gjobitur me 7 milionë lekë qytetarët:

-Sh. P., 51 vjeç, banues në Fushë Krujë;

-O. H., 28 vjeç, banues në Borizanë;

-A. B., 41 vjeç, banues në Borizanë;

Policia njoftoi se gjithashtu janë gjobitur edhe 5 administratorë lokalesh, që mbanin hapur aktivitetin e tyre.

Ndërkohë mësohet se është arrestuar edhe B.Z, 31 vjeç nga Durrësi, i cili drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Njoftimi i Policisë:

Krujë

Ndëshkohen me masë administrative 700.000 lekë, për shkelje të vetëkarantinimit të detyrueshëm, 3 shtetas të cilët nuk u gjetën në banesë gjatë kontrollit.

Po gjatë kontrolleve ndëshkohen me masë administrative 5 administratorë lokalesh, për hapje të lokaleve në kundërshtim me Aktin Normativ.

Gjithashtu vihet në pranga një drejtues mjeti, për qarkullim pa autorizim dhe në gjendje të dehur.

Në vijim të angazhimit maksimal për monitorimin e zbatimit të masave, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, strukturat e Policisë së Komisariatit të Policisë Krujë, gjatë ditës së djeshme kanë vazhduar kontrollet për personat të cilët duhet të zbatonin urdhrin për vetëkarantinim.

Në kuadër të Aktit Normativ neni 3, pika 4/c, janë vendosur masat administrative për shtetasit:

-Sh. P., 51 vjeç, banues në Fushë Krujë;

-O. H., 28 vjeç, banues në Borizanë;

-A. B., 41 vjeç, banues në Borizanë;

Këtyre shtetasve, punonjës në një fasoneri në Krujë, e cila është mbyllur me datë 15.04.2020, iu është thënë të vetëkarantinohen, por ata janë konstatuar nga shërbimet e Policisë jashtë banesës së tyre dhe janë ndëshkuar me masë administrative 700.000 lekë.

Gjithashtu nga kontrollet e ushtruara në Krujë, shërbimet e Policisë kanë konstatuar 5 subjekte (lokale) të hapura, ndaj të cilëve është marrë masë administrative sipas Aktit Normativ, neni 3, pika 7.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore Durrës është arrestuar në flagrancë shtetasi B. Z., 31 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në lagjen nr. 8, Durrës, duke lëvizur me mjetin tip “Volksëagen” pa autorizimin përkatës dhe në gjendje të dehur, në masën 0.84 mg/l.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img
spot_img