Hapësire reklamuese

Social Bomb

7- MARSI/ Mimi Kodheli publikon fletë-lavdërimin e klasës së 5-të: Të falenderoj zysh Lejla

Shkruar nga Newsbomb
Flete-lavderimi

Sot në Ditën e Mësuesit, 7-mars, ish ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, publikon fletë-lavdërimin me shkrimin e mësueses së saj, Lejla Sevrani e cila shkruan për përparimin e lartë dhe sjelljen shembullore të Mimit si nxënëse.

 

“Ky mbi Fletë-Lavdërimin tim të klasës së 5-të, është shkrimi i zysh Lejlës. Lejla Sevrani ishte mësuesja ime e gjuhë-letërsisë, përveçse zysh kujdesare e viteve të 8-vjeçares. Kaligrafia perfekte, profesionalizmi dhe përkushtimi i saj do të mbeten në kujtesen time si diçka e shtrenjtë.

Të falenderoj zysh Lejla, e nëpërmjet teje të gjitha mësueset dhe mësuesit, që ditën ta kthejne këtë zanat, në profesionin më fisnik të të gjitha kohërave.

Gëzuar 7 marsin”, shkruan Mimi Kodheli, një ish-nxënëse, mesa duket, e dalluar.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.