Tirana
scattered clouds
35.5 ° C
35.5 °
35.5 °
32 %
5.1kmh
40 %
Enj
35 °
Pre
32 °
Sht
35 °
Die
38 °
Hën
39 °
E enjte, 5 Gusht, 2021

7 kg kanabis në “Benz”, arrestohen tre të rinj nga Tirana në Krujë

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë, pasi akuzohen për trafkimim të lëndëve narkotike.

Në pranga kanë rënë shtetasit V. K., 29 vjeç, G. K., 25 vjeç (vëllezër), banues në Tiranë dhe E. M., 25 vjeç, banues në Mat, Burrel.

Këta shtetas janë konstatuar nga shërbimet e Policisë, në fshatin Luz, në aksin rrugor Fushë Krujë – Laç, duke transportuar, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, me një mjet tip “Benz”, rreth 7 kg lëndë narkotike cannabis sativa.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar dy automjete dhe lënda narkotike.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Finalizohet me sukses operacioni i koduar “Luzi”. 

Sekuestrohen rreth 7 kg lëndë narkotike cannabis sativa.

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas që u kapën duke transportuar lëndën narkotike.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, u organizua puna dhe finalizua me sukses operacioni i koduar “Luzi”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

V. K., 29 vjeç, G. K., 25 vjeç (vëllezër), banues në Tiranë dhe E. M., 25 vjeç, banues në Mat, Burrel.

Këta shtetas janë konstatuar nga shërbimet e Policisë, në fshatin Luz, në aksin rrugor Fushë Krujë – Laç, duke transportuar, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, me një mjet tip “Benz”, rreth 7 kg lëndë narkotike cannabis sativa.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar dy automjete dhe lënda narkotike.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

Lexo edhe ...

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img