Tirana
scattered clouds
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
39 %
3.6kmh
40 %
Mar
27 °
Mër
25 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
29 °
E martë, 21 Shtator, 2021
spot_img

7 ditë vonesë, ndërkombëtarët të shqetësuar për Reformën Zgjedhore, Gjiknuri thërret palët

spot_img

Lajme të ngjashëm

f598fdec3e500e7baa5b82fe53e7e2dc

Që nga 5 qershori këtë muaj, nesër, e premte 12 qershor, në orën 17.00 do të mblidhet për herë të parë Këshilli Politik për të detajuar marrëveshjen që firmosën anglisht Damian Gjiknuri, Rudina Hajdari, Oert Bylykbashi dhe Petrit Vasili.

 

Mbledhja është thirrur nga socialisti Damian Gjiknuri dhe vonesa prej 7 ditësh duket se e ka zbehur “dashurinë” në sytë e ndërkombëtarëve për t’u rikthyer në çështjet teknike.

Gjiknuri e ka propozuar këtë mbledhje me qëllim që të miratojë amendimet e marrëveshjes së arritur mes palëve politike, në rezidencën amerikane me praninë e Ambasdores Yuri Kim dhe ambasadorit të BE dhe të Britanisë.

Sipas mesazhit të Gjiknurit në takim do të trajtohen temat e Zgjedhores ashtu siç është rënë dakord, ndërsa thekson se vonesat rrezikojnë identifikimin biometrik në të gjithë vendin.

Më shumë

spot_img