Tirana
light rain
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
44 %
1.5kmh
20 %
Mar
26 °
Mër
26 °
Enj
26 °
Pre
25 °
Sht
24 °
E martë, 30 Maj, 2023

68 vjeçarja në Burrel bën “namin” në kundërshtim me ligjin, zhvillon biznes të paligjshëm

Lajme të ngjashëm

Policia ka nisur hetimet ndaj një 68 vjeçareje nga Burreli pasi ka zhvilluar aktivtitet privat në kundërshti me ligjin.

Bëhet fjalë për shtetasen R.M, 68 vjeçe, banuese në Burrel, pasi ka zhvilluar një aktivitet privat, librari shkollore, dyshohet se ka konsumuar elementët e veprave penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mashtrimi”, për shkak se zonja e lartpërmendur nuk i’u ka lëshuar kupon tatimor disa klientëve.

Njoftimi i policisë:

Bazuar në pamjet filmike të transmetuara në emisionin investigativ “Fiks Fare”, nga Specialistët për Krimin Ekonomik-Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, u referuan materialet proceduriale në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, në ngarkim të shtetases: R.M, 68 vjeçe, banuese në Burrel, pasi kjo shtetase duke pasur një aktivitet privat, librari shkollore, dyshohet se ka konsumuar elementët e veprave penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mashtrimi” parashikuar nga nenet 180/a dhe 143, pasi shtetasja e lartpërmendur nuk i’u ka lëshuar kupon tatimor disa klientëve dhe në kundërshtim me urdhërin nr 274 datë18.05.2017 “Për përzgjedhjen, shpërndarjen, e shitjen e teksteve shkollore të klasave nga I – XII”, të sistemit arsimor për vitin 2017 – 2018.

Kjo shtetase ka vepruar në kundërshtim me Pikën 1, gërma a, të këtij urdhëri ku thuhet se “Subjekte të liçensuara për shitjen e teksteve shkollore nuk u lejohet që bashkë me tekstet shkollore me hologramën e MAS-it, u shesin nxënësve tekste që si përkasin katalogut. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat për veprime të mëtejshme. Drejtoria Vendore e Policisë Dibër falenderon mediat për bashkëpunimin dhe fton cilindo të denoncojë rastet e pa ligjshme, duke ju garantuar reagim të shpejtë e të paanshëm


Më shumë