Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

64 agjenci policore nga gjithë bota, Shqipëria fiton çmimin “Ekselenca 2023”

Shkruar nga Newsbomb
64 agjenci policore nga gjithë bota, Shqipëria fiton çmimin

Policia shqiptare ka fituar çmimin “Ekselenca 2023”, si partneri më i mirë ndërkombëtar i homologëve britanikë, në një garë ndërmjet 64 agjencive policore nga e gjithë bota.

Çmimi u tërhoq nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku, në një ceremoni të veçantë, të organizuar në ambientet e Ministrisë së Brendshme, në Londër, nga partnerët e Home Office.

“Ekselenca 2023” si partneri më i mirë ndërkombëtar, në radhën e vlerësimeve të shumta të agjencive ligjzbatuese ndërkombëtare për Policinë e Shtetit shqiptar u akordua për përpjekjet, burimet dhe kapacitetet e vendosura në dispozicion të organizimit, zhvillimit dhe finalizimit të një sërë operacionesh me impakt global.

Po ashtu, vlerësimi vjen dhe për vendosjen në dispozicion të punës së Task Forcës së përbashkët ndërmjet Policisë së Shtetit dhe partnerëve britanikë.

Gjatë ceremonisë ku ishin të pranishëm një delegacion nga Policia e Shtetit, i kryesuar nga Drejtori i Përgjithshëm si dhe përfaqësues të Ambasadës britanike, në Shqipëri, u çmuan me superlativa jo vetëm kontributi real dhe efektiv i Policisë së Shtetit, në luftën e përbashkët kundër krimeve, por dhe besueshmëria, devocioni, profesionalizmi dhe integriteti i treguar gjatë betejave të përditshme të kësaj lufte.

"Ky çmim shumë i rëndësishëm për Policinë e Shtetit, është një stimul më shumë për të rritur punën dhe angazhimin në luftën kundër fenomeneve kriminale, për të garantuar të drejtat e qytetarëve dhe për të ndikuar pozitivisht në imazhin e Shqipërisë", thuhet në njoftimin zyrtar.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese