Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

62-vjeçares në Shkodër i vendosin tritol në portën e banesës

Shkruar nga Newsbomb

Një shpërthim me tritol ka ndodhur orët e para të mëngjesit në Shkodër. Sipas njoftimit të Policisë mësohet se rreth orës 03:40, në lagjen “Tom Kola”, në portën e banesës së shtetases Frida Sala, 62 vjeçe, është hedhur lëndë plasëse.

Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e policisë, të cilët po punojnë për zbardhjen e kësaj ngjarje si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Pamje nga vendi i ngjarjes Pamje nga vendi i ngjarjes

 

Njofitmi i plotë i Policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 03:40, në lagjen "Tom Kola", Shkodër, tek porta e oborrit të banesës së shtetases F. S., 62 vjeçe, është hedhur lëndë plasëse. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë   të cilat vijojnë kontrollin në zonë.

Ndërkohë grupi hetimor  po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese