Hapësire reklamuese

Aktualitet

Asnjë reagim nga ambasada dhe ministria ruse për shtetasit e saj të arrestuar me akuzën e spiunazhit

Shkruar nga Newsbomb
Asnjë reagim nga ambasada dhe ministria ruse për shtetasit e saj

Kanë kaluar dy ditë që nga ngjarja e paprecedent për vendin tonë, ku dy shtetas rusë dhe një ukrainas tashmë të akuzuar zyrtarisht për spiunazh, tentuan të hynin në godinën e Uzinës ushtarake të Gramshit.

Ditën e djeshme, autoritetet shqiptare vunë në dijeni ambasadën ruse në Tiranë, për këtë incident, që nëse do të rezultojë vërtet me përfshirjen e spiunazhit rus, atëherë do të merrte përmasa tepër të mëdha, aq më tepër kur bëhet fjalë për një vend të NATO-s.

Megjithatë nga e shtuna e deri sot, institucionet ruse, si ministria e Jashtme apo ambasada ruse në Tiranë kanë rënë në heshtje. Të paktën publikisht, diplomacia ruse nuk është interesuar për shtetasit apo qoftë edhe për imazhin e saj, kur bëhet fjalë për akuza të tilla të rënda si spiunazhi.

Madje ky lajm, as në mediat ruse nuk ka arritur të depërtojë.

Një prej të arrestuarve është shtetasja ruse e lindur në Moskë, 33-vjeçarja Svetlana Timofeeva. Ajo është tepër e njohur në Rusi dhe ka një numër të madh ndjekësish në rrjetet sociale ku prej shumë vitesh shfaqet si blogere. Madje Timofeeva shpesh herë ftohet në evente në Moskë, siç ishte rasti i pjesëmarrjes në një event të Ministrisë së Kulturës Ruse, ku ajo ishte folësja kryesore për udhëtimet dhe fotografitë e saj.

Por megjithëse kaq e njohur, nga Kremlini, deri më tani s’ka asnjë reagim për ta.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.