Hapësire reklamuese

Aktualitet

613 kile KOKAINË në kamionin me banane, reagon Xhafaj: Super aksion! Goditje e fortë trafikut ndërkombëtar

Shkruar nga Newsbomb

Reagon ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj pas 316 kilogramëve kokainë të sekuestruara mbrëmjen e djeshme në portin e Durrësit. Xhafaj përgëzon policinë dhe thotë se kjo ishte një goditje e fortë ndaj trafikut ndërkombëtar të drogës.

“Një superaksion i Policisë së Shtetit në bashkëpunim me agjencitë e tjera ligjzbatuese vendase dhe të huaja.Goditje e fortë trafikut ndërkombëtar të drogës!Hetimi vazhdon!Forca e Ligjit, forca e shtetit po vepron. Pas pak detajet nga policia e shtetit në një konferencë për shtyp”, shkruan ministri.

Droga u kap në një kontenier me banane që vinte nga Kolumbia dhe mësohet se ishte porositur nga kompania shqiptare e importit “Arbri Garden”. Kjo kompani është themeluar në vitin 2012 me administrator Arbri Çekaj.

Lidhur me sasinë e drogës së sekuestruar, janë arrestuar 3 persona, për të cilët thuhet se janë emra të njohur të botës së krimit. 

Një prej të ndaluarve është edhe shoferi, i cili mësohet të ketë thënë se nuk kishte dijeni për sasinë e kokainës në kamion.

Rrugëtimi i kamionit pas nisjes nga Kolumbia ishte në Itali-Maltë-Durrës dhe sasia e lëndës narkotike kishte destinacione të tjera në vendet e Europës. Prokuroria e Krimeve të Rënda po merret me hetimet për drogën e sekuestruar, në një sasi rekord kjo të kapur ndonjëherë në vendin tonë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu