Hapësire reklamuese

Aktualitet

613 kg kokainë në banane, GJKKO rrëzon kërkesën e shoferit të kamionit për veçim, zbulohet arsyeja

Shkruar nga Newsbomb
Armando Pezaku, Arber Cekaj

Gjykata Speciale ka rrëzuar kërkesën e Armando Pezakut, shoferit të kamionit të 613 kg kokainë të gjetura në kontenierin me banane që vinte nga Kolumbia.

GJKKO bën me dije se kërkesa është refuzuar pasi është bërë jashtë afateve. Kjo për faktin se dosja ende është në fazë gjykimi.

Kujtojmë se për 613 kg kokainë është arrestuar edhe pronari i kompanisë ‘Arbri Garden’ Arbër Çekaj, në Portin e Durrësit në vitin 2018. Droga ishte fshehur në kontenierë, ndërsa Çekaj përdorte emrin e kompanisë së tij të importit të frutave për të fshehur transportin e drogës.

Ai u arratis nga Shqipëria duke ndërruar mbiemrin nga Arbër Çekaj në Arbër Jansen. Në shkurt të 2018, ai kap në flagrancë nga policia gjermane në një banesë dykatëshe. Gjithashtu si të përfshirë në trafikim janë arrestuar edhe menaxheri i kompanisë Donaldo Lushaj.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll