Hapësire reklamuese

Aktualitet

61-vjeçari u nxor i pajetë nga miniera, policia ndalon inxhinierin dhe përgjegjësin teknik të galerisë në Bulqizë

Shkruar nga Newsbomb
61-vjeçari u nxor i pajetë nga miniera, policia ndalon inxhinierin

Muharrem Plaku, minatori i Bulqizës që prej 5 ditësh ndodhej i bllokuar Galerinë 3 të një miniere të zotëruar nga kompania “KADURTEX”, është gjetur i vdekur mëngjesin e sotëm.

Bëhet me dije se në lidhje me ngjarjen policia e Bulqizës ka ndaluar inxhinierin e Galerisë dhe përgjegjësin e punimeve. Vijojnë hetimet në lidhje me zbardhjen e shkakut të shembjes së Galerisë.

Kujtojmë që rreth orës 12.00 të mesditës së 15 shtatorit, në Galerinë 3 ku ai dhe kolegët e tij po punonin, u shemb një masiv dheu dhe bllokoi hyrjen.

Nga 6 minatorë që ndodheshin brenda, 5 dolën me dëmtime të lehta, ndërsa i bllokuar mbeti 61 vjeçari Muharrem Plaku.

Prej 5 ditësh grupet e avari-shpëtimit të minierave punuan në vendngjarje për hapjen e galerisë, në mënyrë që të arrinin në vendin ku ishte bllokuar Muharrem Plaku. Sot, mësohet se minatori 61 vjeçar është gjetur i vdekur.

Muharrem Plaku punonte prej 8 vitesh në këtë minierë, shkruan neësbomb.al. Kompania “KADURTEX sh.p.k.” ka administrator Kapllan Duriçin dhe bashkëpronarë vëllezërit e tij Myfit dhe Ilber Duriçi.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.