Hapësire reklamuese

Aktualitet

61-vjeçari i shqetësuar denoncon në Komisariat largimin e gruas 38-vjeçe: Më ndihmoni ta gjej!

Shkruar nga Newsbomb
61-vjeçari i shqetësuar denoncon në Komisariat largimin e gruas

Një 61-vjeçar ka shkuar në Komisariatin e Policisë Nr.6 në Tiranë ku ka denoncuar zhdukjen e bashkëshortes së tij.

Sipas njoftimit të unformave blu mësohet se shtetasi me ininciale B.M, ka kallëzuar në polici se bashkëshortja e tij 38-vjeçare P.M, është larguar nga banesa. Menjëherë pas kallëzimit efektivët janë vënë në lëvizje për gjetjen e gruas.

"Në Komisariatin e Policisë Nr. 6 është paraqitur shtetasi B. M., 61 vjeç, i cili ka kallëzuar se është larguar nga banesa bashkëshortja e tij, shtetasja P. M., 38 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj", thuhet në njoftim.

Gjitashtu edhe një tjetër shtetas në kryeqytet është denoncuar nga familjarët e tij se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më.

"Në Komisariatin e Policisë Nr. 5 është paraqitur shtetasi R. D., 40 vjeç, i cili ka kallëzuar se është larguar nga banesa vëllai i tij, shtetasi H. D., 43 vjeç. Punohet për gjetjen e tij", njofton Policia.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu