Dy shqiptar kanë rënë në prangat e policisë greke pasi akuzohen se janë anëtarë të një grupi kriminal që merret me trafikimin e lëndëve narkotike në qytetin e Selanikut.
Mediat greke bëjnë me dije se në pranga kanë rënë dy shqiptarë të moshës 27 dhe 47 vjeç. Personat në fjalë janë arrestuar pas një operacioni të organizuar nga efektivët e policisë së Departamenti i Sigurisë së Dhramës.
Gjatë hetimeve të kryera në shtëpinë e autorë që përdorej edhe për të fshehur drogën, u gjetën dhe sekuestruan 14 pako najloni me kanabis të papërpunuar me peshë totale 61 kg e 445 gram.
Gjithashtu, autorëve iu gjetën dhe u konfiskuan katër aparate celularë. Të arrestuarit janë dërguar në prokurorinë kompetente.